Kompanitë që do të aplikojnë tek bankat komerciale për kredi nga 250 milionë eurot hungareze presin shkallë interesi më të ulët se 3,25%, aq sa është shkalla e interesit për huamarrjen nga Hungaria. Pikërisht në këtë moment në lidhje me këtë po udhëhiqen negociata mes bankave dhe Qeverisë dhe sipas informacioneve të TV21 po shqyrtohet që kjo shkallë e interesit të jetë rreth 2,7% në nivel vjetor. Nga Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë presin shkallë të ulët të interesit, që të mundet një numër më i madh i kompanive të aplikojnë për këto kredi investuese.
“2% është shkallë e pranueshme e interesit në këtë moment dhe mendoj se këtu nuk ka diskutim. Afati i kthimit prej 15 vjetëve gjithashtu është i pranueshëm dhe në përgjithësi ne vlerësojmë se kompanitë vendase meritojnë mbështetje. Ky nuk është investim i drejtpërdrejtë në pronarët e këtyre kompanive. Me dhënien e kësaj kredie ata kompani do të investojnë në objekte, pajisje, do të punësojnë persona të ri, do të përmirësohet plotësisht klima ekonomike e vendit”, tha Trajan Anglloski.
Nëse plasohen të gjithë 250 milionë eurot me 2,7% shkallë të interesit dhe 15 vjet afat për kthim, kompanitë përveç që do të kthejnë pjesën kryesore të borxhit, do të duhet të paguajnë edhe rreth 101 milionë euro për shkallën e interesit.
Kjo shkallë e interesit përkatësisht këto 101 milionë euro do të mbajnë bankat komerciale në emër të rrezikut kreditor dhe provizioneve dhe nuk do të subvencionohen nga shteti, nga buxheti, përkatësisht nga qytetarët, kështu që kompanitë do të duhet që t’i paguajnë vetë. Shteti njëjtë si në të gjitha rastet e deritanishme kur janë plasuar mjete përmes Bankës zhvillimore, do ta mbulojë shkallën e interesit prej 3,25% të kësteve që do t’ia kthejë Hungarisë. Kjo do të thotë se nuk ka subvencionim të dyfishtë.
Nga ministria e financave thonë se për këto 250 milion euro mund të konkurrojnë vetëm kompanitë vendase.
“Mjetet janë të destinuara për kompanitë vendase, jo për kompanitë e huaja që punojnë në Zonat zhvillimore teknologjike industriale”, thotë Ministria e Financave.
Deri më tani Qeveria dhe bankat janë dakorduar që afati i kthimit të jetë me grejs periudhë prej tre vjetëve dhe afat të kthimit deri në 12 vjet. Edhe pse nuk ka kufizim ligjor që këto kredi investuese të kenë afat më të gjatë të kthimit, megjithatë bankat sipas protokolleve të tyre të brendshme me të cilat mbrohen nga plasmani i keq, për investim në pajisje japin kredi deri në 10 vjet. Përjashtim ka vetëm nëse investohet në sallë fabrike dhe këtu afati i kthimit mund të jetë më i gjatë.