Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmes një konference gjatë ditës ka adresuar kërkesë deri tek Prokuroria Publike Themelore që e njëjta t’i tërheqë akuzat që rëndojnë mbi gazetarin dhe ish nënkryetarin e SHGM-së, Tomislav Kezharovskin. I pari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë gjatë viteve të kaluara e ka përkrahur Kezharovskin dhe të njëjtën gjë do të vazhdoj ta bëj, deri në momentin kur ai të fitoj lirinë.
