Natalie Portman është zyrtarisht nënë e tre fëmijëve. Aktorja 45-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, të parin me partnerin Tanguy Destable, në Paris muajin e kaluar, sipas një burimi për PEOPLE, përcjell KosovaPress.
I porsalinduri i bashkohet fëmijëve më të mëdhenj të Portman, djalit Aleph, 15 vjeç, dhe vajzës Amalia, 9 vjeç, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin e saj, regjisorin dhe koreografin Benjamin Millepied.
Ylli i kinemasë kishte konfirmuar për Harper’s Bazaar në prill se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo tregoi më tutje se gjatë kësaj shtatzënie po e përjetonte më shumë si një përvojë të qetë, duke shtuar se po e shijonte çdo moment.
Portman së fundmi ka përfunduar disa projekte dhe është përqendruar te familja e saj. Ajo tha se ishte veçanërisht e lumtur që po e përjetonte shtatzëninë në Paris, duke treguar se kishte pasur një mot të bukur pranveror për ta shijuar.
Lindja e fëmijës, e as gjinia, ende nuk janë konfirmuar nga vet prindërit.
