Shfuqizohet ligji i armëve! Tashmë çdo amerikan mund të mbajë në shtëpi

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë në Amerikë shfuqizoi të enjten ligjin e armëve, i cili përcaktonte se vendasit duhet të kishin një arsye të fortë për të mbajtur një armë.

Tashmë çdo person në NewYork mund të mbajë një armë në shtëpi, duke shtuar mundësinë e rritjes së rasteve të vrasjeve në publik.

Kjo po ndodh në një kohë ku vendi po tronditet nga një sërë ngjarjesh të njëpanjeshme me të shtëna masive, që kanë marrë dhjetra jetë njerëzish.

“Kërkesa e Nju Jorkut për shkakun e duhur të mbajtjes së armës shkel Amendamentin e Katërmbëdhjetë në atë që parandalon qytetarët që i binden ligjit me nevoja të zakonshme vetëmbrojtjeje që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të mbajtur armë”, tha gjyqtari Clarence Thomas në një opinion të cilit iu bashkuan pesë gjyqtarë të tjerë konservatorë.

Kritikët thonë se vendimi do të dëmtojë zgjidhjet e konflikteve tek ata që mendojnë se mund të frenojnë dhunën me armë.

Njëzet e pesë shtete në Amerikë  lejojnë njerëzit të mbajnë armë në hapësira publike pa asnjë leje dhe pa pasur një trajnim,

Vendimi shënon zgjerimin e parë të të drejtave të armëve që nga viti 2008, kur Gjykata e Lartë pranoi se Amendamenti i Dytë mbron të drejtën për të mbajtur armë zjarri në shtëpi për vetëmbrojtje.