Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore me rastin e festës ka angazhuar nëntë ekipe mjekësore

TË FUNDIT

Me rastin e festës fetare të Shën Mërisë, kur pritet numër i madh i besimtarëve t’i vizitojnë tempujt fetarë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen masat preventive dhe rekomandimet për mbajtje të pajisjes mbrojtëse (maska apo shami), mbajtje të distancës prej së paku një metër e gjysmë deri dy metra, larje të shpeshtë të duarve dhe dezinfektim të duarve, si dhe evitim të grupimeve më të mëdha.

Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore me rastin e festës ka angazhuar nëntë ekipe mjekësore për rajonin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rajonin e kishës së Shën Mërisë do të ketë edhe autoambulancë kujdestare me ekip të plotë mjekësor, gjatë periudhës prej orës 7:00 deri në orën 16:00.

Në kushte kur Ndihma e shpejtë mjekësore regjistron prej 80 deri 100 intervenime në ditë, ndërsa rritje është vërejtur tek numri i transporteve, të cilët paraqesin edhe deri 30 gjatë ditës, dhe ky shërbim bën thirrje për përmbajtje të rreptë të masave preventive si mënyrë e vetme për ta parandaluar përhapjen e virusit.