Studentët e Universitetit të Tetovës dhe Evropës Juglindore nuk kanë denoncuar asnjë profesor i cili u ka kërkuar shërbime seksuale në këmbim të notave. Sipas informacioneve që SPB Tetovë i dha TV21, thuhet se rast i kësaj natyre nuk është vërejtur as në vitet 2017/18.
Ndryshe, dje Rita Beadini nga “Klubi Feminist”, tha se është shqetësues fakti se rreth 15 profesor, njëkohësisht udhëheqës të institucioneve shtetërore kanë kërkuar favore seksuale nga studentët në këmbim të notave.
