Sheqerinska: Papunësinë do ta bëjmë njëshifrore, do të tregojmë me vepra se çfarë do thotë patriotizëm ekonomik

TË FUNDIT

Më 15 korrik zgjidhja është e thjeshtë. Zgjidhja është mes rrogave më të larta ose pasurimit të disa personave të afërt me Gruevskin, tha nga Kërçova zv/kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

 “Grante deri 15 mijë euro për të rinj dhe gra, të hapin kompani të tyre, të krijojnë vende të reja të punës dhe të sjellin më shumë para në shtëpi. Ndihma më e lartë sociale për 34 mijë familje, ndërsa shtesë për fëmijë që do të përfshijë 65 mijë persona në të gjithë shtetin. Paralajmërojmë 1 miliard euro investime të huaja për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Radmilla Sheqerinska nga LSDM.