Shënon gol Daku, Shqipëria udhëheq me rezultat 2:0 ndaj Polonisë

TË FUNDIT

Mirlind Daku ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Polonisë, përcjell TV21. Goli u shënua në minutën e 62’. Mirlind Daku u aktivizua një minutë më parë në vend të Cikalleshit, është shfaqur në zonën polake dhe në kontaktin e parë me topin e dërgoi atë në rrjetë.