Shënohet Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë më 23 prill, datë kjo e cila është me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli i cili konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe Miguel de Servantes në Spanjë si autori i veprës më të përkthyer në botë. Gjithashtu, kjo datë lidhet edhe me autorë të tjerë në ditën e lindjes apo vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Edhe në Kosovë në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile që mbështesin kulturën shënohet 23 prilli si “Dita Ndërkombëtare e Librit”
Kjo datë shënohet tash e 12 vite, ndërsa që nga viti 1995 nga Asambleja e përgjithshme e UNESCO me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend.
Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese./21MEDIA
