Shembje dheu në Kisella Vodë, dyshohet për persona të bllokuar

TË FUNDIT

E PËRDITËSUAR: Shembja e dheut në Kisella Vodë, Panov: Një punëtor ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë

E PËRDITËSUAR: Shembja e dheut në Kisella Vodë, Policia: Dy punëtorë janë nxjerrë dhe janë dërguar në spital! Vazhdon operacioni për nxjerrjen e personit të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në rrugën “Kozjak”, ku si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve ndërtimore për një shtëpi të re, punëtorë kanë mbetur të bllokuar.

Në vendin e ngjarjes, konkretisht prapa kafenesë “Fejs”, në afërsi të parkut “Maqedonia”, ndodhen policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.