Shembet ura në Indi, humbin jetën 68 persona

TË FUNDIT

Të paktën 68 persona kanë vdekur pasi një urë për këmbësorë u shemb në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.

Qindra njerëz u zhytën në lumin Macchu në qytetin Morbi.

Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në urë në momentin që kjo e fundit ra. Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi ura u rihap pas riparimeve, ndërkohë mbeten të paqarta shkaqet e rrëzimit të urë.- Advertisement –

Më shumë se 80 njerëz janë shpëtuar, tha Brijesh Merja, një ministër i shtetit, shkruan BBC.

Ura u ndërtua gjatë sundimit britanik të Indisë në shekullin e 19-të dhe është një atraksion i njohur turistik në zonë.

Autoritetet lokale thonë se kishte më shumë seç duhej njerëz në urë.