Shekerinska: Me anëtarësimin në NATO arritëm ta realizojmë qëllimin 30-vjeçar

Must Read

Tottenham përballë Shkëndisë, Gjoka: Një ndeshje që do të krenojë të gjithë Maqedoninë

https://youtu.be/yTfLXh8OcC4 Ky gol i Ibrahimit bëri të vazhdojë ëndrra e Klubit Futbollistik...

Mickoski mbetet, Janushevi largohet, Bordi iniciues dhe LSDM-ja vlerësojnë se ndryshmet janë vetëm teatro

https://youtu.be/ySjClHGuV5M Pas Komitetit të djeshëm Qendror të partisë opozitare, VMRO-DPMNE, krahas ndryshimit...

Turqia dhe Greqia gati për t’i filluar negociatat për Mesdheun

Turqia dhe Greqia janë gati t’i fillojnë negociatat mbi mosmarrëveshjet për pjesën lindore të Mesdheut, publikoi sot...
- Advertisement -

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ngjitjes në një prej kulmeve të Bistrës, sot tha se motoja e turës alpiniste “Ne jemi NATO” është dëshmi se asgjë nuk është e pamposhtur, asgjë nuk është aq lartë, nëse nisesh i gatshëm dhe i vendosur të arrish në cakun.

Ministria e Mbrojtjes, me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, organizoi turë alpiniste, ku ishin ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me përfaqësues të korit diplomatik në vend, Komanda e SEEBRIG dhe atashetë ushtarakë, të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë vit caku ishte kulmi Çafkarnbik në malin Bistra.

- Advertisement -

Shekerinska tha se këtë vit për herë të parë Ditën e pavarësisë e festojmë si vend anëtar i NATO-s.

“Çdo vit Ministria e Mbrojtjes organizon pushtim të disa kulmeve tona. Vitin e kaluar në Galiçicë, para asaj në Krushevë. Këtë vit jemi në Mavrovë. Vitin e kaluar e kemi bërë këtë në prag të anëtarësimit tonë në NATO dhe menduam se ngjitja në Galiçicë është e vështirë, por të gjithë arritëm ta bëjmë. Këtë herë për herë të parë e bëjmë si anëtare e NATO-s, nuk ishte lehtë dhe ishte edhe më vështirë pasi ambiciet tona ishin edhe më të mëdha. Ashtu edhe me anëtarësimin tonë në NATO. Arritëm ta realizojmë këtë qëllim 30-vjeçar, por megjithatë këtu nuk ndalemi”, tha Shekerinska pas përfundimit të turës.

- Advertisement -

Ajo u përqëndrua edhe në përfitimet nga anëtarësimi në Aleancë, pasi, siç tha, edhe në momente të këqija do të mundemi të mbështetemi në forcat e NATO-s.

“Anëtarësimi në NATO është instrument që të kemi shtet më të sigurt dhe të kemi mundësi për përparim ekonomik. Që të kemi ekonomi, duhet të kemi edhe siguri”, tha mes tjerash Shekerinska.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=646534242938426
- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Tottenham përballë Shkëndisë, Gjoka: Një ndeshje që do të krenojë të gjithë Maqedoninë

https://youtu.be/yTfLXh8OcC4 Ky gol i Ibrahimit bëri të vazhdojë ëndrra e Klubit Futbollistik të Shkëndisë që të kalojë

Mickoski mbetet, Janushevi largohet, Bordi iniciues dhe LSDM-ja vlerësojnë se ndryshmet janë vetëm teatro

https://youtu.be/ySjClHGuV5M Pas Komitetit të djeshëm Qendror të partisë opozitare, VMRO-DPMNE, krahas ndryshimit të një pjese të anëtarësisë...

Turqia dhe Greqia gati për t’i filluar negociatat për Mesdheun

Turqia dhe Greqia janë gati t’i fillojnë negociatat mbi mosmarrëveshjet për pjesën lindore të Mesdheut, publikoi sot presidenca turke.

“Është e patjetërsueshme të kemi OKB të fortë”, Pendarovski: OKB do të jetë efikase aq sa do të lejojnë vendet anëtare

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti video-fjalimin në forumin e nivelit të lartë “E ardhmja që e duam, Kombet e Bashkuara që na duhen:...

Dimitrov paralajmëroi 120 milion euro ndihmë nga BE për RMV-në

Pas takimit me eurokomisionarin për zgjerim, Oliver Varhei dhe ekipin e tij, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov paralajmëroi se në ditët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -