Gjermania u përball me një “turbulencë” diplomatik të shtunën e 22 janarit. Kjo, pas komenteve të bëra nga shefi i Marinës gjermane, Kay-Achim Schönbach për presidentin rus Vladimir Putin dhe krizën në Ukrainë.
Schönbach dha dorëheqjen nga posti i tij gjatë orëve të mbrëmjes.
“Kam kërkuar nga ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht që të më shkarkojë nga detyrat e mia me efekt të menjëhershëm”, tha zëvendës-admirali Kay-Achim Schoenbach për Reuters.
Sipas tij, ministri gjerman e ka pranuar kërkesën e tij.
Lëvizja u nxit nga një fjalim që Schönbach mbajti gjatë një vizite në Indi.
Gjatë një fjale në Institutin për Studime dhe Analiza të Mbrojtjes “Manohar Parrikar”, zëvendës-admirali gjerman tha se Putin meritonte “ndoshta” respekt.
“Ajo që ai me të vërtetë dëshiron është respekti”, do të shprehte zëvendësadmirali.
Schönbach tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë duhet të adresohen, por shtoi se “gadishulli i Krimesë është zhdukur: Nuk do të kthehet kurrë – ky është një fakt”.
Vërejtjet kundërshtuan drejtpërdrejt pikëpamjen zyrtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
