Shefi i diplomacisë austriake, Aleksander Shalenberg pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shalenberg ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Supozohet se Shalenberg është infektuar me sëmundjen gjatë një samiti të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën e kaluar.

Një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë njoftoi se për shkak të kujdesit, të gjithë anëtarët e Kabinetit qeveritar sot do të testohen.