Shefi i CIA-s: Putini kishte planifikuar kontrollin e Kievit brenda dy ditësh

TË FUNDIT

Presidenti rus, Vladimir Putin ka planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns, shkruan RFE.

Duke folur në një seancë para Kongresit amerikan, Burns u ka thënë ligjvënësve se mendon që Putin është i zemëruar tani.

“Ai ka mundësi që të rrisë përpjekjet për të rrëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht viktimave civile”.

Burns ka thënë se Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes të “ankesave dhe ambicive për shumë vjet”.