SHBA u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit për armëpushim

TË FUNDIT

Uashingtoni i bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndërpresin armiqësitë në Nagorno-Karabah.

“Bëjmë thirrje për armëpushim. Duam që të dy palët të tërhiqen. Biseduam me udhëheqësit e të dy vendeve dhe i kërkuam ta bënin këtë”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit  Majk Pompeo në një intervistë për Foks Njuz.

Ai theksoi se vendet e tjera duhet të bëjnë të njëjtën gjë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk inkurajojnë ndërkombëtarizimin e konfliktit.

“Shpresojmë që në ditët në vijim do të shohin që dhuna nuk zgjidh konfliktet etnike dhe politike që ekzistojnë në rajon dhe se ndërhyrja e vendeve të tjera vetëm e përkeqëson problemin”, tha Pompeo.