SHBA parandalon sulmin e radhës në Kabul, droni hedh në erë makinën me kamikazë

TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë thonë se një dron ka goditur një automjet me “kamikazë të shumtë vetëvrasës” gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit. Kërcënimi besohet të jetë eliminuar.

Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë të cilët i thanë Reuters se sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K.

Një dron kreu sulmin. Sipas të dhënave të para nuk kishte viktima civile, tha zyrtari.