SHBA ose ne? Kush i rrëzoi urimet për ambasador?

TË FUNDIT

Shumë urime për funksionin “e ri”.

“Urime për Fërçkoskin. Ndoshta do t’i vijë keq profesorit nga kaq urime por nuk shkon njeri çdo ditë si ambasador në Uashington.”, shkroi Branko Triçkovski.

Por ministri i jashtëm, Bujar Osmani tha se nuk kishte arsye për urime.

“Emri i profesorit Fërçkoski se është kandidat për ambasador ishte në mediat, informacioni se po tërhiqet përsëri vjen nga mediat, në asnjë moment nuk kemi thënë se është kandidat, se është i refuzuar ose i pranuar, për shkak se procedurat për emërim të kandidatëve për ambasadorë janë diskretë deri në konfirmimin e pëlqimit.”, tha Osmani në ClickPlus.

Këto të dhëna janë të klasifikuara, andaj opinioni publik nuk ka informacione të sakta. Për kryeministrin Zaev, këto janë spekulime, ndërsa opozita pyet çfarë borxh i ka Zaev Fërçkoskit.

“Fërçkoski është sinonim për gjithçka, vetëm për ambasador i Maqedonisë, jo. Zaev duhet të përgjigjet nëse tani pasi Fërçkoski është refuzuar nga Uashingtoni, planifikon ta shpërblejë me pozitë ambasador në Beograd ose me pozitë gjykatës kushtetues. Çfarë borxh i ka Zaev Fërçkoskit, si bashkëpunues i mafisë, rrahës i grave, duke e turpëruar Maqedoninë.”, pyet Naumo Stoillkovksi nga VMRO-DPMNE-ja.

Fërçkoski nuk është anëtar i LSDM-së, por dekadave të kaluara ishte në funksione të larta shtetërore, ministër i punëve të brendshme në kohën kur ndodhi atentati ndaj presidentit Gligorov, pastaj ministër i punëve të jashtme, këshilltar i ish presidentëve…

Maqedonia nuk ka ambasador në Uashington mbi 3 vjet, pasi skadoi mandati i ambasadorit të fundit, Vasko Naumovski.