SHBA është në gatishmëri të lartë në ditët e fundit të presidencës së Donald Trampit, me paralajmërime për protesta të mundshme të dhunshme, ndërsa kontrollet në aeroporte janë përforcuar.
Uashingtoni duket si zonë lufte me mijëra trupa dhe automjete ushtarake të angazhuar për të siguruar inaugurim të sigurt të presidentit të ri Xhozef Bajden dhe transferim paqësor të pushtetit.
Nga frika e përsëritjes së dhunës para ndërtesës së Kapitoll Hillit më 6 Janar, mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare u dërguan në Uashington gjatë fundjavës për inaugurimin e Bajdenit.
Pentagoni e ka miratuar vendosjen e 25,000 trupave të Gardës Kombëtare.
Pjesa më e madhe e Uashingtonit ishte e mbyllur në ditët e mëparshme, ndërsa kryetarja, Muriel Bauzer e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 janar, një ditë pas inaugurimit.
