SHBA: Nata e shtrigave në kushte të pandemisë së Kovid-19

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Si edhe vitet e kaluara, amerikanët planifikojnë nesër ta festojnë Natën e shtrigave, edhe përkundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Sipas Federatës nacionale amerikane për shitje me pakicë, mbi 148 milionë amerikanë të rritur planifikojnë të marrin pjesë në aktivitetet të cilat lidhen me këtë festë.

Gjithsej 53 për qind  amerikanëve planifikojnë t’i zbukurojnë shtëpitë e veta, 46 për qind të dekorojnë kungull, ndërsa 18 për qind do ta maskojnë manarin e tyre.

“Konsumatorët edhe më tej u kushtojnë rëndësi festave tona tradicionale, madje edhe sipas standardeve jotradicionale. Tregtarët janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesës së rritur për dekorim sezonal, kostume dhe mjete të tjera”, theksi kryetari dhe drejtori i përgjithshëm i Federatës, methju Shej.

Mbi tre të katërtat e njerëzve thonë se koronavirusi ndikon ndaj planeve të tyre për Natën e shtrigave. Organizimi i ahengjeve, kërkesa e njohur dhe ndarja e ëmbëlsirave nga dera në derë dhe vizitat në shtëpitë e mallkuara, nuk do të ndodhin kryesisht për shkak të faktit që disa aktivitete nuk mund t’i përmbahen masës për distancim fizik. Është interesante se 17 për qind e amerikanëve planifikojnë të festojnë në mënyrë virtuale”, thekson Federata.

Pritet që këtë vit konsumi për Natën e shtrigave të arrijë 8,05 miliardë dollarë, që është më pak se vitin e kaluar kur paraqiste 8,78 miliardë. Edhe pse është parashikuar rënie në nivel të përgjithshëm, megjithatë konsumi individual do të rritet.

Në vitin 2019, ata të cilët ishin përgatitur për Natën e shtrigave, mesatarisht kishin shpenzuar nga 86,27 dollarë, por parashihet  që këtë vit konsumi mesatar për person të jetë 92,12 dollarë. Kjo është shuma më e lartë prej se NFM i shënon trendet e tregut në atë fushë. Konsumatorët edhe më tej bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta shënuar këtë ditë, duke shpenzuar pak më shumë për dekorim shtëpiak, ëmbëlsira dhe kartolina.

Pandemia e Kovid-19 u reflektua edhe ndaj mënyrës së tregtimit, përkatësisht 30 për qind e njerëzve planifikojnë porositë për Natën e shtrigave t’i bëjnë onllajn, përderisa vitin e kaluar atë e bënë 25 për qind e tyre. 

TË NGJAJSHME