SHBA kërkon nga Kina ta mbyllë konsullatën në Hjuston

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara tl Amerikës urdhëruan që Kina ta mbyllë konsullatën e saj në Hjuston, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të shtetit aziatik.

Vendimi i Uashingtonit është përshkruar si “provokim i paparë politik” që në mënyrë shtesë do t’i prishë marrëdhëniet diplomatike.

“Kina i bëri thirrje SHBA-së menjëherë ta tërheqin vendimin e gabuar apo Kina përfundimisht do të ndërmarrë përgjigje përkatëse dhe të nevojshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze.

Ai shtoi se dje autoritetet amerikane kanë kërkuar nga Qeveria kineze ta mbyllë konsullatën e saj.

Përfaqësuesi theksoi se vendimi i SHBA-së është një hap i njëanshëm. Pekini u kërcënua se do të përgjigjet me “kundërmasa të fuqishme” nëse Uashingtoni nuk heq dorë nga vendimi. Qeveria kineze i akuzoi autoritetet amerikane për maltretim të diplomatëve kinezë dhe frikësim të studentëve kinezë me sekuestrim të pajisjeve të tyre elektronike dhe arrestim pa arsye. Është theksuar se misionet  dhe personeli diplomatik kinez shpesh marrin kërcënime me vdekje.

SHBA-ja i ka dhënë 72 orë afat që ta mbyllë konsullatën e saj në Hjuston.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës në qytetin amerikan kanë mbërritur në konsullatë, pas alarmit se janë djegur dokumente në kontejnerë të hapur, lajmërojnë mediat lokale, duke iu referuar policisë.

Zjarrfikësve nuk u është lejuar ta afrohen, por më vonë zjarri është shuar. Askush nuk është lënduar.

Tensionet midis të dyja vendeve janë përshkallëzuar në muajt e fundit, kur SHBA-ja dhe Kina u përplasën në numër të madh fushash, përfshirë edhe në nivel ekonomik dhe politik./MIA