Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione kundër 11 kompanive kineze, të cilat janë akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve në provincën Sinkjang në pjesën veriperëndimore të Kinës.
Me këtë vendim SHBA-ja është duke bërë presion shtesë ndaj Pekinit dhe Partisë komuniste në pushtet për shkak të mbylljes masive, punës së detyrueshme dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve, pjesëtarë të pakicës myslimane në provincën Sinkjang, duke i çuar marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të ulët dekadave të fundit.
Në kuadër të aktakuzave për shkeljen e të drejtave të myslimanëve në Sinkjang, administrata amerikane i ka sanksionuar edhe katër përfaqësues të lartë kinezë ndërsa Pekini paralajmëroi përgjigje të përshtatshme pa saktësuar se çfarë hapa planifikon të ndërmarrë.
“Me këtë vendim Kina nuk do të mund t’i përdorë produktet tona dhe teknologjinë gjatë sulmeve ndaj pakicës myslimane, e cila nuk është në gjendje të mbrohet”, deklaroi ministri amerikan i Tregtisë, Vilbur Ros.
