Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina, SHBA-ja dhe Rusia ndërmjet vete shkëmbyen akuza se e kanë politizuar pandeminë e virusit korona dhe se keq janë përgjigjur ndaj saj.
Ministri kinez i punëve të Jashtme Vang Ji e theksoi rëndësinë e multilaterizmit të KB dhe theksoi disa vende, siç janë SHBA-ja, vendosën që ta hedhin poshtë idenë që vaksina për virusin korona të bëhet e mirë publike globale në dispozicion për njerëzit në gjithë botën.
Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi se pandemia dhe katastrofa e përbashkët që e shkaktoi nuk i ulën dallimet mes njerëzve, por, përkundrazi, i nxitën, transmetuan mediat amerikane.
Ambasadorja amerikane në KB, Keli Kraft, deklaroi se disa përfaqësues “e shpenzojnë këtë mundësi për qëllime politike”.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, deklaroi se bota nuk pati sukses të bashkëpunojë në luftën kundër pandemisë së Kovid-19 dhe se frikohet nga më e keqja nëse përgjigjja e tij për krizën klimatike është njëjtë e keqe.
Gutereshi para Këshillit të Sigurisë së KB-së deklaroi se virusi korona për momentin është kërcënim numër një në botë.
Ai për mossuksesin e bashkësisë ndërkombëtare e akuzoi mungesën e gatishmërisë globale, bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së bëri thirrje për bashkëpunim global mes popujve, organizatave botërore dhe rajonale, institucionet ndërkombëtare financiare, sindikatat dhe faktorët tjerë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, paralajmëroi Gutereshi. Ose do të bashkohemi në kuadër të institucioneve globale të cilat i përgjigjen qëllimit, ose do të jemi të thyer me ndasi dhe kaos”, tha ai në KS të KB.
