SHBA-ja po mendon për provë të parë bërthamore pas 28 viteve

TË FUNDIT

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, gjatë javëve të kaluara ka menduar nëse të kryejë provë bërthamore, e para pas 28 viteve, njoftoi “Uashington post”, duke iu referuar burimeve mirë të informuara.

Çështja është ngritur në mbledhjen e udhëheqësve të shërbimeve kombëtare të sigurimit të SHBA-së, pas akuzave nga Shtëpia e Bardhë, se Rusia dhe Kina po bëjnë prova bërthamore me intensitet të ulët.

Në mbledhjen nuk është marrë vendim përfundimtar për këtë çështje, por pjesëmarrësit janë pajtuar që kërcënimet nga Kina dhe Rusia të marrin përgjigje nga masat tjera, ndërsa tani për tani të mos bëhen prova bërthamore.