Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan sanksione të reja “të ashpra” kundër personave zyrtarë rusë dhe industrinë dedikuese në vend, si përgjigje e deklaratës së Kremlinit për aneksimin e katër rajoneve nga Ukraina fqinje.
Një përfaqësues i administratës së presidentit Xho Bajden deklaroi se SHBA-ja “orientojnë sanksione shtesë ndaj funksionarëve dhe liderëve qeveritarë rusë, anëtarëve të familjeve të tyre, përfaqësuesve ushtarakë rusë dhe bjellorusë dhe rrjeteve për furnizime të armëve, duke i përfshirë furnizuesit ndërkombëtarë të cilët e mbështesin kompleksin ushtarak-industrial rus”.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se aleatët e SHBA-së nga Grupi G7 mbështesin sanksione kundër çdo vendi që e mbështet përpjekjen e Kremlinit për aneksimin e rajoneve ukrainase.
