SHBA-ja nuk e njeh Llukashenkon si president të Bjellorusisë

TË FUNDIT

Për SHBA-në, Aleksandar Llukashenko nuk është president legjitim i përzgjedhur i Bjellorusisë, deklaroi një përfaqësues i paemëruar i Departamentit amerikan të shtetit për “RIA Novosti”.

Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 9 gusht në Bjellorusi nuk ishin as të lira as korrekte.

“Rezultatet e shpallura janë të paramenduara dhe nuk e reflektojnë legjitimitetin. SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë Llukashenkon si lider të përzgjedhur ligjor të vendit”, theksoi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, duke e komentuar inaugurimin e djeshëm të Llukashenkos për mandatin e tij të gjashtë presidencial.

Pas zgjedhjeve në Bjellorusi, çdo ditë mbahen protesta antiqeveritare, ndërsa opozita pohon se rezultatet janë të falsifikuara./MIA