Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në sanksionimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Në lidhje me: BE-ja sanksionon Putinin dhe Lavrovin
Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se SHBA-të në përputhje me vendimin e aleatëve evropianë do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare.
BBC e ka kuptuar se sanksionet e BE-së ndaj Putinit dhe Lavrov do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, Psaki u ka thënë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.
Psaki ka theksuar se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë sot
