SHBA-ja e ndërpret prodhimin e aeroplanëve “Boing 747-8”

TË FUNDIT

Ndërmarrja amerikane “Boing” nuk do ta prodhojë më modelin e njohur të aeroplanëve “Boing 747-8”, njoftoi agjencia Blumberg, duke iu referuar burimeve anonime të kompanisë.

“Aeroplanët e fundit “Boing 747-8″ do të dalin nga fabrika afër Sietëll për rreth dy vjet, vendimi ende nuk është shpallur zyrtarisht dhe afati mund të ndryshohet”, njoftoi Blumberg.

Agjencia tregon se modeli i fundit i “Boing 747-8” nuk arriti sukses komercial sepse kompanitë ajrore kaluan në modele me dy motorë për destinacione  të gjata. Rënia ekonomike për shkak të koronavirusit tani në mënyrë plotësuese e komplikon shitjet e aeroplanëve.

Fluturimi i parë i “Boing 747” ka qenë në vitin 1969 dhe nga viti ardhshëm aeroplani hyri në eksploatim të rregullt. Në total, janë prodhuar më shumë se 1.500 aeroplanë me modifikime të ndryshme./MIA