SHBA-ja e ka zgjeruar akuzën kundër Asanzhit, mbrojtja e befasuar

TË FUNDIT

Avokati i Xhulian Asanzhit, deklaroi se është i befasuar nga fakti që autoritetet e SHBA-së javën e kaluar lëshuan një aktakuzë të re kundër themeluesit të Uikiliksit.

Ministria amerikane e Shëndetësisë lëshoi akuzë kundër Asanzhit, i cili akuzohet për kryerjen e 18 veprave penale, përfshirë komplotin për t’i hakuar ueb faqet e institucioneve shtetërore dhe spiunazh.

SHBA-ja vitin e kaluar ka filluar një proces për ekstradimin e themeluesit të Uikiliksit, i cili pas gati shtatë viteve të kaluara në Ambasadën e Ekuadorit në Londër u transferua në një burg në kryeqytetin britanik.

Një aktakuzë e re u lëshuar javën e kaluar kundër Asanzhit, në të cilën ai akuzohet për vepra të reja penale, por në të cilën është zgjeruar “qëllimi i komplotit”, i cili tani përfshin edhe akuza për rekrutim të hakerave.

Seanca dëgjimore për ekstradimin e Asanzhit filloi në shkurt, por u shty për shkak të pandemisë së Kovid-19,  dhe është caktuar përsëri më 7 shtator./MIA