I dërguari special i presidentit amerikan Marshall Bilingsi deklaroi mbrëmë se i kishte informuar aleatët e NATO-s për vendosjen e raketave bërthamore në Rusi dhe Kinë.
“I vazhduam konsultat me aleatët e NATO-s mbi programin bërthamor rus dhe kinez. Ndamë të dhëna për mijëra centrale bërthamore që këto vende i kanë vendosur në territoret e tyre. Jemi mirënjohës për mbështetjen e aleatëve tanë”, shkroi Bilings në Tuiter.
Më parë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus deklaroi se SHBA-ja i vlerëson përpjekjet e Rusisë për të bërë hap për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore.
“SHBA-ja është e gatshme të takohet menjëherë në tryezën e negociatave dhe të verifikojnë marrëveshjen. Pritet që Rusia të emërojë delegacionin e saj për negociata”, tha Ortagus.
