SHBA-ja bëri thirrje për qetësimin e tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor

TË FUNDIT

SHBA-ja është e shqetësuar për shkak të tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë, pasi Turqia shfaqi plane që të kryejë hulumtime sizmike dhe shpime në thellësinë detare në Mesdheun Lindor, jo larg bregut të Qipros.

“Aktivitete të tilla ekonomike, si hulumtim i lëndëve të para, duhet të bazohen në mirëkuptim të ndërsjellë dhe miqësi”, deklaroi sot Filip Riker, zëvendës i sekretarit shtetëror amerikan përgjegjës për Evropë dhe Euroazi.

Sipas tij, Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s dhe duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e kontesteve territoriale. Ai i bëri thirrje Turqisë që të mos e eskalojë situatën, dhe si aleate e NATO-s të luajë rol konstruktiv në rajon.

Ujërat rreth ishullit të Qipros, Greqia i vlerëson si pjesë e raftit të saj kontinental dhe aktivitetet e Turqisë në rajon i vlerëson si “agresion”, me kërkesën që BE-ja të marrë qëndrim për “provokimin turk”.