Një familje nga Illinois në SHBA e gjeti një qese letre të kompanisë McDonald’s, që kishte ngelur brenda murit për mbi 60 vjet. Çifti Jones nisi renovimin e shtëpisë dhe derisa po pastronte murin, vërejti se kishte diçka brenda tij.
“E nxorëm dhe ndiem diçka brenda saj. Ishim të lumtur që gjetëm vetëm qesen e McDonald’s dhe jo diçka më të keqe”, deklaroi burri Rob Jones, shkruan “Upi” të enjten.
Brenda qeses së letrës me logon e kompanisë, çifti amerikan tha se ishin disa patate të skuqura, të ruajtura mirë.
“I pamë disa patate të skuqura ‘të ngrira’. Ishin të ruajtura mirë, nuk kishin erë”, shtoi gruaja Grace.
Shtëpia ishte ndërtuar më 1959-n, e po atë vit, një filiale e kompanisë së ushqimit të shpejt ishte hapur gjysmë milje larg shtëpisë.
“Po të mos e kishim rinovuar shtëpinë, patatet ndoshta do të qëndronin aty edhe për 60 vjet të tjera”, shtoi Rob.
