SHBA, djali 10-vjeç qëlloi për vdekje nënën për një palë kufje

TË FUNDIT

Një djalë i ri dyshohet se ka qëlluar për vdekje nënën e tij sepse ajo refuzoi t’i blinte atij një palë kufje.

I dyshuari 10-vjeçar, nga Milwaukee në shtetin amerikan të Wisconsin, fillimisht i tha policisë se të shtënat ishin një aksident.

Megjithatë, më vonë ai ndryshoi deklaratën e tij dhe tha se qëllimisht e drejtoi armën drejt nënës së tij, 44-vjeçares Quiana Mann.

I riu është akuzuar si një të rritur për vrasje nga pakujdesia e shkallës së parë.

Sipas ligjit të Wisconsin, fëmijët deri në 10 vjeç duhet të akuzohen si të rritur për krime të ndryshme të rënda, por avokatët e djalit po përpiqen ta transferojnë çështjen në gjykatën e të miturve.

Djali, i cili u cilësua nga familjarët si me probleme të shëndetit mendor, aktualisht po mbahet në paraburgim për të mitur.

Një nga avokatët e tij, Angela Cunningham e quajti rastin “një tragjedi absolute familjare”.

Sipas denoncimit, ai shtoi se ka tentuar të qëllojë një mur për ta “frikësuar” kur ajo ka shkuar para tij dhe ai e ka qëlluar atë.

Ai mund të përballet me deri në 60 vjet burg nëse dënohet si i rritur./21Media

error: Content is protected !!