SHBA, anulohet debati i dytë presidencial

TË FUNDIT

Debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, i planifikuar për më 15 tetor është anuluar pasi presidenti amerikan refuzoi një debat virtual.

Debati virtual është sugjeruar pasi që presidenti Trump është i infektuar me Covid-19.

Kjo do të thotë se debati i tretë në Neshuil, që duhet të mbahet më 22 tetor me siguri do të jetë përballja e fundit e dy kandidatëve.