SHBA, 56.000 të infektuar të rinj me koronavirus në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Në SHBA në 24 orët e fundit janë raportuar 56.100 raste të reja me koronavirus.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 3.361.042 raste, kumtoi Universiteti Xhon Hopkins.

Nga Covid-19 në SHBA gjatë 24 orët e fundit betejën me virusin korona e kanë humbur 377 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve tani arrin 135.582, transmeton CNN.