Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në SHBA, ku burri 49 vjeç ka vrarë gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas mediave amerikane, Arben Gllafce ka qëlluar disa herë mbi bashkëshorten e tij, Arjana Gllafce 48 vjeçe duke i marrë jetën dhe më pas është vetëvrarë. Trupat e pajetë u gjetën në banesën e tyre në Huntertoun, ndërsa kanë lënë pas 2 fëmijë, njëri 23 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.
Motivet e kësaj ngjarje nuk dihen ende, teksa familjarët e 48-vjeçares kanë bërë thirrje për ndihmë për dy fëmijët e çiftit. Ata kanë hapur një llogari në “gofund me”, një platformë amerikane që lejon mbledhjen e fondeve për personat që kanë nevojë.
Ngjarja e rëndë duket se ka sensibilizuar jo pak njerëz, ndërsa deri më tani një mbledhur mbi 11 mijë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të 2 fëmijëve të mbetur jetimë.
