SHBA, 4336 të vdekur në 24 orët e fundit! Numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

TË FUNDIT

Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 4.336 raste të vdekjes nga koronavirusi në SHBA, që është numri më i lartë në nivel ditor i vdekjeve që nga shfaqja e pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes tek pacientët me Kovid-19, tani është 380.524, nga 22,7 milionë infeksione të konfirmuara të koronavirusit në SHBA, sipas mediave britanike.

SHBA renditen bindshëm të parët në botë sipas numrit të rasteve të konfirmuara të Kovid-19 dhe sipas parashikimeve të Institutit të regjistrave shëndetësorë dhe parashikimit në Universitetin në Uashingtonit, deri në fund të janarit priten edhe 108.000 raste të tjera të vdekjes nga infeksioni, ndërsa deri më 1 prill gjithsej 567.000.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Aleks Azar sot deklaroi se numri i vaksinave në ditë ka arritur 700.000 dhe se çdo ditë në shtatë deri në 10 ditët e ardhshme pritet të vaksinohen nga një milion amerikanë.