Largimi i Xherdan Shaqirit nga Inteti gjatë kësaj vere është i pashmangshëm. Ylli kosovar, i cili nuk bën pjesë në planet e Roberto Mancinit për sezonin e ri, ka zgjuar interesimin e disa skuadrave.
Së fundit interesim për reprezentuesin zviceran ka shfaqur skuadra angleze, Everton, raporton tabloidit britanik, Daily Express.
Sipas këtij tabloidi, menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez dëshiron ta huazoj Shaqirin, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.
Më herët interesim për Shaqirin ka shfaqur edhe Stoke City. Por, kosovari ka edhe dy opsione në Bundesligë: Schalken dhe Borussia Dortmundin

