Shaqiri dhe Grujovski i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes kolektive të degëve

TË FUNDIT

Në ambientet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ministri Jeton Shaqiri sot priti në një takim pune, kryetarin e Sindikatës së punonjësve administrativë, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Peco Grujovski.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë nënshkrimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes kolektive të degëve.

“Jemi të përkushtuar dhe do të punojmë në këtë drejtim për të arritur qëllimin”, tha ministri Shaqiri.

Në seancën e fundit qeveritare, pas kalimit të informacionit për nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve, ministri për shoqëri informatike dhe administratë u autorizua për nënshkrimin e saj.

Me nënshkrimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve rregullohen dhe precizohen disa dispozita të Marrëveshjes kolektive të degëve: Precizohen organet e administratës shtetërore të cilat i përfshin Marrëveshja kolektive e degëve, organizimi i punës në kushte krize apo emergjence, kriteret e përdorimit të pushimit vjetor (jepet mundësi që pushimi vjetor të zgjasë më shumë se 26 ditë pune), kthehet kriteri për shkallën e arsimimit,  Regresi për pushimin vjetor (К-15), ndërsa është diskutuar edhe mundësia për rritjen e rrogave të punonjësve në organet e administratës shtetërore të përfshira në Marrëveshjen kolektive të degëve.

Edhe Shaqiri edhe Grujovski shprehën vullnetin e tyre për të shtuar akoma më tepër bashkëpunimin, për të siguruar kushte sa më të mira pune për punonjësit në organet e administratës shtetërore. 

TË NGJAJSHME