Shans për jetë normale për pacientët me epilepsi, për herë të parë u aplikua stimulimi i nervit vagus

TË FUNDIT

Pacientët me gjendje të rëndë të epilepsisë nuk duhet të dërgohen më jashtë shtetit për mjekim. Kjo ngaqë në vendin tonë për herë të parë, te një 36 vjeçare, u realizua një ndërhyrje e cila shënon fillimin e punës në një fushë krejtësisht të re të neurokirurgjisë dhe neurologjisë. Bëhet fjalë për një procedurë për stimulimin e nervit vagus, e cila përdoret për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me epilepsi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kjo procedurë do të përdoret te pacientët, te të cilët terapia nuk ka efekt dhe te ata që kanë kriza epileptike shumë të shpeshta dhe nuk janë në gjendje të kryejnë funksione normale të jetës.

“Tani me këtë stimulim të nervit, neurovagus, i cili kalon në qafë, këtu vendoset elektroda, impulsi kthehet mbrapsht dhe në këtë formë qetësohet aktiviteti i trurit apo reduktohen sulmet.” – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Klinikës për Neurokirurgji, Rendevski theksoi se kjo është një derë e re e funksionimit dhe përparimit të Klinikës, nga e cila do të përfitojnë të gjithë pacientët.

“Kjo procedurë operative, përfaqëson një derë të re në funksionimin dhe përparimin e Klinikës sonë dhe para së gjithash do ketë përfitim të madh për të gjithë pacientët me formë të rëndë të epilepsisë të cilët më para siç e dini, shkonin nëpër Qendrat e huaja për shërim, tani ata mund t’i drejtohen shtëpisë sonë, si për nevoja operative po ashtu edhe për trajtimin e mëtejshëm do kujdesemi në bashkëpunim me Klinikën e Neurologjisë. Kjo do jetë lehtësim i madh për ta dhe do ta ngrit cilësinë e shëndetësisë së Maqedonisë.” – u shpreh Vlladimir Rendevski, drejtor i Neurokirurgjisë.

Sipas specialistit Vlladimir Beshvareviq nga Instituti i Neurologjisë i Beogradit, kjo metodë zvogëlon frekuencën dhe intensitetin e sulmeve dhe tani ky grup pacientësh ka një shans të madh të kthehet në jetën normale.

Për mua është kënaqësi që jam këtu për t’i ndihmuar kolegët e mi, neurokirurgë, që të punojnë këtë metodë të re kirurgjike, që është në kuadër të mjekimit të epilepsisë. Ky është stimulim i nervit vagus, metosë që në Beograd është zbatuar në vitin 2009. Është metodë që aplikohet te pacientët që kanë formën më të rëndë të epilepsisë, formën më të rëndë të sulmeve. Metodë që e rregullon mënyrën e jetesës me një frekuencë të ulët të sulmeve dhe intinsitet më të vogël.” – Vlladimir Beshvareviq, Neurokirurg nga Beogradi.

Në vend ka rreth 15 mijë pacientë të diagnostikuar me epilepsi ndërsa 30 % nuk i përgjigjen terapisë.