Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot është takuar me përfaqësues të Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” nga Kumanova me të cilët ka biseduar për aktivitetet dhe projektet e kësaj shoqate në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe mundësive të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe bashkëpunim të ndërsjellë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
“Si veçanërisht të rëndësishme për procesin e inkluzionit më të madh të personave me aftësi të kufizuara ishin theksuar, vendosja e Regjistrit kombëtar të personave me aftësi të kufizuara, Ligjin e ri të cilin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale seriozisht po e përgatit, ndërsa ka të bëjë në punësimin e personave me aftësi të kufizuara, shërbimin social për punësim të mbështetur dhe Komisionet për vlerësim funksional të aftësive të tyre për të punuar që të mund të përfshihen në tregun e punës”, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Asistenca personale, shtohet, është me rëndësi të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe në drejtim të përgjigjes më të mirë të nevojave të tyre, bashkëbiseduesit janë pajtuar se nevojitet ulja e kufirit të moshës së shfrytëzuesve të këtij shërbimi social.
Në takim është konfirmuar përpjekja e përbashkët për bashkëpunim edhe në të ardhmen me qëllim të krijimit të një sistemi të mirë të ndërtimit të prioriteteve të cilat janë me rëndësi kryesore për personat me aftësi të kufizuara.
