Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së veriut (KRRE) kumtoi se nëse parashikimi për temperaturën e jashtme mesatare për ditën e ardhshme është më e vogël apo e barabartë në 12 gradë Celsius, sezoni i ngrohjes mund të fillojë edhe më herët gjegjësisht më 1 tetor.
“Zyrtarisht sezoni i ngrohjes fillon nga 15 tetori dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por nëse marrin informacione nga DPHM-ja se parashikimi i temperaturës së jashtme mesatare për ditën e ardhshme është më e vogël apo e barabartë në 12 gradë Celsius menjëherë KRRE-ja i njofton furnizuesit me energji termike të fillojnë me dorëzimin”, thotë Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.
Për momentin po bëhen prova të ftohta që të mundet pa problem të fillojë shpërndarja e energjisë termike – informuan furnizuesit në takimin e mbajtur koordinues me KRR-në.
Nga sezoni i fundit i ngrohjes në këtë janë kyçur rreth 2000 konsumatorë në të trija impiantet e ngrohjes, midis të cilave edhe një pjesë e kompleksit Limak. Përndryshe në Shkup, gjithsej rreth 60.000 amvisëri dhe objekte ngrohen në energji termike.
