Seul: Koreja Veriore e shkatërroi zyrën për lidhje në Kesong

TË FUNDIT

Koreja e Veriut duket se ka hedhur në erë zyrën e saj ndërlidhëse midis dy Koreve në qytetin kufitar Kesong, komunikuan sot burime ushtarake në Seul.

Agjencia e lajmeve Jonhap raportoi se shihet tym nga zona ku u dëgjua më parë shpërthimi, duke shtuar se burime ushtarake thanë që ata po përpiqen të vërtetojnë se çfarë kishte ndodhur saktësisht.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar më parë se është e gatshme të dërgojë trupa në një zonë të çmilitarizuar që i ndan të dy Koretë.

Kërcënimi është një përgjigje ndaj dërgimit të afisheve nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut.

Kompleksi Industrial Kesong është një zonë e veçantë ekonomike në kufirin midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, e menaxhuar bashkërisht nga Pheniani dhe Seuli./MIA