Zënkë e re mes rivalëve të vjetër. Debat i ashpër mes koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Për arsye se Xhaferi ndërpreu seancën, në rendin dite të së cilës ishte pika për financimin e komunave, i gjithë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së u largua nga salla, kurse Micevski kërkoi një orë pauzë. Kujt t’i jap pauzë kur ju nuk jeni këtu, nuk mund t’i jap pauzë sallës boshe, reagoi Xhaferi, duke këmbëngulur se nuk do të japë pauzë. Pas kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së u kthyen në sallë, pas çka erdhi deri te një konfrontim i ashpër verbal.
-Ulu në vendin tënd, do të kërkosh fjalë prej atje…
-Mos e tepro tani…
-Shko në vendin tënd dhe prej atje do të kërkosh fjalë. Pse po bërtet? Shko ulu në vendin tënd dhe mos bërtit.
Pse, i kam kaluar të gjithë kufijtë?
-Shko ulu në vendin tënd. Uluni në vendin tuaj. Nikolla Micevski ulu në vendin tënd dhe prej atje do të kërkosh fjalë. Nëse nuk je në vendin tënd, çfarëdo që të kërkosh, nuk mund të marrësh. Ti nuk je ushtar, ti je deputet. Largohu prej meje. Largohu prej meje. Nuk të kam thirrur. Ulu në vendin tënd, sepse atje ke mikrofon.
Pasi zuri vendin e tij, fjalë mori edhe Nikolla Micevski. Kështu mund të sillesh në shtëpinë tënde ose në BDI, iu kundërpërgjigj Xhaferit me zë të lartë.
“Është turp kjo që po bën, nuk jemi në shtëpinë tënde. Mbi 40 deputetë rrinë në këtë anë, nuk mund të sillesh kështu. Nuk është puna jote nëse ato rrinë në këmbë ose janë ulur në vend. Në emër të këtyre 40 deputetëve, ata kanë koordinator. Ti nuk je këtu të më thuash – mblidhe shumicën tënde.
–Mos ma drejto gishtin…”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE –së.
-Nuk po ta drejtoj gishtin ty. Hajde tash, mos më trego përralla mua. Sillesh këtu, të mos them ndonjë fjalë ofenduese, sillesh si një njeri pa edukatë në foltore. Ty të drejtohem. Ty të drejtohem.
Në këtë seancë duhej të debatohej për Ligjin për Financimin e Komunave, por për arsye se kishte deputetë të paraqitur për fjalë, Xhaferi shtyu seancën. Ndryshe, ky ligj është bllokuar në Kuvend tashmë dy vite.
