Sërish trazira në Holandë, arrestohen së paku 70 persona

TË FUNDIT

Policia holandeze arrestoi së paku 70 persona prejse  shpërthyen trazira të reja  mbrëmjen e tretë me rradhë  gjatë protestave për shkak të vendimit të Qeverisë të vendosë orë policore si pjesë e masave Kovid.

Shefi i policisë Uillijam Uelders deklaroi se rreth 70 persona ishin arrestuar deri në orën 22:00,  në Roterdam  janë përdorur toptha uji, ndërsa në Harlem është përdorur gaz lotsjellës  për ta dëbuar turmën.

Policia kumtoi se  kanë shqitpaur gati 6.000 gjoba për shkelje të masës  për ndalesë të lëvizjes mes orës 21:00 dhe 04:40.

“Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me protestën,  kjo është vepër kriminele”, tha kryeministri Mark Rute në Hagë.