Sërish tërmet pranë bregdetit italian

TË FUNDIT

Një tërmet është regjistruar sërish pranë bregdetit italian në detin Adriatik.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash ndërsa epiqendra ka qenë 61 kilometra nga qyteti italian i Rimini.

Italia u godit dje nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në detin mes Ankonës dhe Riminit.