Sërish tërmet në Follorinë të Greqisë! Ndjehet edhe në Manastir

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmeti i dytë në Greqi. Dridhjet e tokës ishin me magnitudë 3 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra ishte 9 kilometra në veriperëndim të Follorinës, në thellësi prej 2 kilometrave. Tërmeti është ndjere sërish në Manastir.

Ndryshe, më herët kishte një tërmet me fuqi prej 2,9 ballëve sipas shkallës Rihter në Greqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra në veriperëndim të Follorinës, në thellësi prej 10 km.