Seriali ku Zelensky luan rolin e presidenti rikthehet në Netflix

TË FUNDIT

Seritë komedi ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky luan rolin kryesor, do të shfaqet sërish në Netflix në SHBA, raporton The Guardian të mërkurën.

Ringjallja e serialit televiziv “Shërbëtori i Popullit” vjen në mes të një vërshimi global lavdërimi për ish-komedianin, i cili tani po udhëheq luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus. “Ju e kërkuat dhe u kthye”, njoftoi Netflix.

Të martën, Zelensky mori një mbështetje të fortë teksa iu drejtua Kongresit të SHBA-së me një lutje për më shumë armatime dhe krijimin e një zone ndalim-fluturimi për të ndihmuar Ukrainën t’i mbijetojë pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt.

Para politikës, Zelensky shkroi dhe prodhoi shfaqje komedi, seriale televizive dhe filma.

Shërbëtori i Popullit paraqet Zelenskyn, i cili tani është 44 vjeç, duke luajtur rolin e një mësuesi që papritur bëhet president pasi një video e tij duke u ankuar për korrupsion u bë virale. Pasi të zgjidhet, personazhi i Zelenskyt përballet me një detyrë të vështirë për të reformuar Ukrainën, për të luftuar korrupsionin dhe për të bashkuar kombin, pavarësisht rezistencës nga politikanët që u shërbejnë interesave të oligarkëve. Shfaqja bëri jehonë me ukrainasit dhe audiencën në vendet e tjera ish-sovjetike