Serbia vazhdon ndalesën për eksport të qumështit dhe bulmetit, ndalesa nuk vlen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Qeveria e Republikës së Serbisë e ka vazhduar ndalesën e përkohshme për eksport të qumështit dhe produkteve të qumështit deri më 30 nëntor me përjashtim të eksportit në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, njofton MIA.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar se ndalesa qeveritare e eksportit vlen për disa lloje të qumështit, si dhe vaj në ambalazh mbi një kilogram.

Ndalesa nuk ka të bëjë për eksportin e mallrave për të cilat autoritetet doganore kanë pranuar deklaratën e eksportit para hyrjes në fuqi të vendimit.

Në fillim të shtatorit, qeveria serbe vendosi ndalesë të përkohshme të eksportit për të parandaluar mungesën e këtyre produkteve ushqimore.