Serbia nesër voton në zgjedhje parlamentare, krahinore dhe lokale, opozita e bojkoton votimin

TË FUNDIT

Në vend se më 26 prill, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Serbia nesër, më 21 qershor voton për zgjedhje parlamentare, krahinore dhe lokale. Të drejtën e tyre votuese do të mund ta shfrytëzojnë 6.583.665 qytetarë në 8.386 vendvotime, mes të cilave edhe në 90 vende bë Kosovë dhe 42 ambasada të Serbisë.

Qytetarët e Serbisë do të zgjedhin deputetë për Kuvendin nacional, në të cilin ka 250 vende deputetësh. Ditën e njejtë, qytetarët e Vojvodinës do të zgjedhin edhe 120 deputetë në Kuvendin krahinor, ndërkaq do të votojnë edhe për kuvendet lokale në qytete dhe komuna të Serbisë.

Këto zgjedhje në Serbi, prej ardhjes së demokracisë dhe sistemit disapartiak, do të mbahen mend për dy karakteristika. Njëra është epidemia e koronavirusit, gjednja e jashtëzakonshme dhe ora policore, për ç’shkak ato u shtynë për të dielën më 21 qershor, në kushte të gjendjes akoma të shpallur të epidemisë. Me atë rast, Komisioni republikan zgjedhor (RIK) caktoi të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhor t’u sigurojë masa t[ë caktuara të mbrojtjes, maska dhe dorëza. Vetë votuesit nuk e kanë patjetër të mbajnë maska, por RIK rekomandoi të njejtat të mbahen dhe për të gjithë votuesit siguroi maska për ditën e votimit.

Karakteristika e dytë e zgjedhjeve të nesërme është bojkoti i shpallur i pjesës më të madhe të opozitës, e tubuar rreth koalicionit Lidhja për Serbinë (SzS). Kjo pjesë e opozitës konsideron se në Serbi nuk ekzistojnë kushte minimale për mbajtje të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe se me pjesëmarrje në zgjedhje, i jepet legjitimitet pushtetit, bastion i të cilit është Partia përparimtare serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët e Serbisë të cilët do të dlain të votojnë nesër, do të zgjedhin për 21 lista: Aleksandar Vuçiq-Për fëmijët tanë (SNS), Ivica Daçiq-SPS-JS-Dragan Markoviq Palma, Vojisllav Sheshelj-Partia radikale serbe, Lidhja e hungarezëve në Vojvodinë-Ishtvan Pastor, Aleksandar Shapiq-Fitore për Serbinë, Për Mbretërinë Serbe-Zhika Gojkoviq, Serbia e bashkuar demokratike, Muhamer ZUkorliq-Vetëm drejtë-Partia e drejtësisë dhe pajtimit-Partia demoikratike e maqedonasve, Metla 2020, Millan Stamatoviq-Shëndetshëm deri te fitorja-Dragan Jovanoviq-Serbi më e mirë-Serbi e shëndoshë, SDA Sanxhak-Sulejman Ugljanin, Blloku popullor-Velimir Iliq dhe gjeneral Momir Stojanoviq.

Kandidatë të vet ofroi edhe e djathta ekstreme Levijatan-Jetoj për Serbinë dhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski-Partia serbe Zavetnici, por edhe Socializmi dalja e vetme, Le të bijnë maskat-Partia e gjelbër-Partia e re dhe Alternativa demokratike shqiptare-Lugina e bashkuar.

Bojkotim në të gjitha tri nivelet paralajmëruan partitë e tubuara në bllokun opozitar Lidhja për Serbinë (SzS), në të cilin mes tjerash janë Partia demokratike (DS) e Zoran Lutovac, Partia për liri dhe drejtësi (SSP) e Dragan Gjillas, Dveri e Boshko Obradoviq, Lidhja popullore (NS) e Vuk Jeremiq dhe lëvizja “Të mos e mbysim Beogradin”.

Nga partitë opozitare të cilat ndërruan mendje dhe do të marrin pjesë në zgjedhje janë partitë e ish-kryeministrit Zoran Zhivkoviq-(NOVA), LDP e Çedomir Jovanoviq në Koalicionin për paqe, Predrag Çanak me LSV, Lëvizja e qytetarëve të lirë (PSG) e Sergej Trifunoviq, Mjaft ishte (DJB) e Sasha Radulloviq dhe një pjesë e lëvizjes “Një nga pesë milionë”.

Në ditën e zgjedhjeve, më 21 qershor, vendvotimet do të hapen  në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Rezultatet e zgjedhjeve RIK do t’i kumtojë n[ Gazetë zyrtare, jo më vonë se 96 orë pas përfundimit të votimit./MIA